I akuzuar për grusht shteti, Bolsonaro thirrje mbështetësve të tij për tubim

schedule10:33 - 13 Shkurt, 2024

schedule 10:33 - 13 Shkurt, 2024

Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro u ka kërkuar mbështetësve të tij që të marrin pjesë në një ” tubim paqësor ” më 25 shkurt në Sao Paulo në përgjigje të akuzave për një grusht shteti kundër tij.

“Të dielën e fundit të 25 shkurtit, në orën 15:00, do të jem në Paulista Avenue duke mbajtur një tubim paqësor për të mbrojtur shtetin tonë demokratik të ligjit ”, tha Bolsonaro.

Gjatë kësaj ngjarjeje “Dua të mbrohem nga akuzat që më janë ngritur këto muajt e fundit”, vijoi ai. Me tubimin e 25 shkurtit, ish presidenti donte t’i tregonte Brazilit dhe botës, unitetin e tyre, shqetësimet e tyre dhe dëshirat.

Edhe pse më parë ai e ka deklaruar veten viktimë të “persekutimit”, Bolsonaro u kërkoi mbështetësve të tij “të mos merrnin pjesë në tubim duke mbajtur pankarta ose parulla kundër askujt”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!