I akuzuar për 100 vrasje, infermieri gjerman pranon “genocidin” e pacienteve

schedule22:52 - 30 Tetor, 2018

schedule 22:52 - 30 Tetor, 2018

I çonte njerëzit në prag të vdekjes, për t’i shpëtuar e për të marrë më pas meritat përpara kolegëve. Një infermier gjerman ka pranuar në sallën e gjyqit autorësinë e vrasjes në masë të pacientëve të tij.

Një infermier në Gjermani ka pranuar përpara trupit gjykues përgjegjësinë për vrasjen në masë të pacientëve të tij. Nils Hogel akuzohet për vrasjen e 100 personave, duke i trajtuar ata me ilaçe që më pas kanë rezultuar fatale. Në procesin e mbajtur të martën në qytetin Oldenburg, Hogel ka deklaruar se qëllimi i veprimeve të tij ishte t’i vinte njerëzit në rrezik për jetën dhe më pas t’i shpëtonte për të rënë në sytë e kolegëve. Ngjarjet kanë ndodhur në dy klinika të ndryshme, në Oldenburg dhe Delmenhorst.

Prokurorët e çështjes kanë konfirmuar synimet e infermierit, i cili me vetëdije u shkaktonte probleme të rënda pacientëve për të marrë më vonë meritat e shpëtimit. Për hetuesit, përveç ambicjes personale, Hogel ka vepruar edhe për shkak të mërzisë në ambjentet e punës. Viktimat e tij ishin të moshave nga 34 në 96 vjeç dhe vrasjet janë kryer në periudhën 2000-2005. Procesi është ndjekur nga 120 persona, të interesuar për të ditur se çfarë u ka ndodhur të afërmve të tyre. Në të drejtën e fjalës, Hogel ka pranuar krimet, ose të paktën ato që ai mbante mend se i ka kryer./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!