Hysen Dedja: Vllazni jam gati, e kam projektin e të ardhmes

schedule21:32 - 2 Gusht, 2020

schedule 21:32 - 2 Gusht, 2020

Hysen Dedja, trajneri i Vllaznisë, pas ndeshjes së fituar me Besëlidhjen, çka i siguroi qëndrimin në Superiore, foli për mediat: “Jam i kënaqur me lojën dhe rezultatin e arritur. Bëmë edhe gabime, por më pëlqeu ajo që skuadra tregoi në fushë.

Vllaznia nuk duhet të luajë më ndeshje të tilla në të ardhmen. Këtu ka lojtarë të mirë, por atë e dinë drejtuesit. Golat që u shënuan sot, i shikon rrallë në kampionatin tonë.  Ndeshja e sotme duhej të kishte grintë, por kështu duhet edhe në ndeshjet e kampionatit”.

Sigurisht që tema e të ardhmes nuk mund të mungojë: “Jam i gatshëm të vazhdoj, por është në dorë të drejtuesve. Nëse u ka pëlqyer puna ime, atëherë vendosin ata. Deri sot isha trajner i Vllaznisë dhe tani jam i lirë.

Shpresoj që gjithçka për kampionatin e ardhshëm të fillojë në kohë dhe skuadra të jetë gati. Këtë i kam kërkuar edhe drejtuesve në bisedat që kemi pasur. Ata që kanë ekonominë duhet të mendojnë për të ardhmen. Unë e kam projektin, por vendosin ata”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!