Hyri të grabiste, lidhi nënën dhe përdhunoi vajzën: Arrestohet shqiptari i tmerrshëm në Greqi

schedule13:01 - 10 Shkurt, 2020

schedule 13:01 - 10 Shkurt, 2020

Një 35 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke gjatë ditës së sotme në zonën e Neo Manoladas. Shqiptari akuzohet për një krim të tmerrshëm të kryer disa ditë më parë në këtë zonë.

Mediat greke raportojnë se 35 vjeçari hyri në një shtëpi për të grabitur para teksa aty gjendeshin dy gra, njëra 53 vjeçe dhe nëna e saj 73 vjeçare.

Mësohet se fillimisht ai ka përdhunuar 53 vjeçaren duke i kërkuar që t’i jepnin paratë që kishin në shtëpi, raporton abcnews.al.

Dy gratë i kanë dhënë 500 euro, por këto nuk mjaftuan për grabitësin, i cili ka vënë në veprim një plan tjetër.

Shqiptari ka marrë 53 vjeçaren për dore duke e drejtuar për tek shtëpia e fqinjëve në mënyrë që ajo të kërkonte borxh tek ata dhe paratë t’ja jepte atij.

“Kam vendosur një bombë në shtëpi dhe do ta shpërthej”, mësohet ti ketë thënë ai gruas teksa e dërgonte tek fqinjët për të kërkuar para borxh.

Pas krimit, ai u zhduk ndërsa gratë njoftuan policinë. Kjo e fundit e arrestoi duke hipur në një autobus që nisej për në qytetin e Kallamatas. Shqiptari do të akuzohet për një mori krimesh si grabitje, përdhunim dhe pengmarrje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!