Hyri në banesën e një gruaje tentoi ta përdhunonte e i goditi të birin me thikë, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër

schedule16:34 - 10 Maj, 2022

schedule 16:34 - 10 Maj, 2022

Një 30-vjeçar në Shkodër që tentoi të kryente marrëdhënie me forcë më një grua në banesën e saj dhe sulmoi më pas të birin është vënë në pranga.

Kolë Gecaj është arrestuar pas kallëzimit të bërë nga gruaja 48-vjeçare e cila tregoi se një person kishte hyrë në banesën e saj, kishte tentuar ta përdhunonte dhe në momentin që kishte arritur djali i saj, në banesë, e kishte goditur me thikë.

Si pasojë e sulmit, djali i saj 26-vjeçar ka marrë lëndime të lehta. Sipas policisë, rezulton se Kolë Gecaj, banues në Shkodër ka precedent të mëparshëm penal për kultivim bimësh narkotike, ngacmim seksual dhe vjedhje.

Po ashtu, mësohet se kjo është hera e tretë që Gecaj është arrestuar për të njëjtën vepër penale. Ai zakonisht i “piketon” vajza ose gra, i ndjek dhe pasi sheh që janë vetëm tenton edhe t’u hyjë në banesë me forcë.

Gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, policia ka sekuestruar edhe një armë gjahu pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. /abcneës.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!