Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Huthit sulmojnë Izraelin/ Irani bombardon bazën amerikane në Arabinë Saudite

schedule11:32 - 28 Mars, 2026

schedule 11:32 - 28 Mars, 2026

Rebelët Huthi në Jemen, të mbështetur nga Irani, kanë sulmuar Izraelin për herë të parë që nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme.

Grupi tha se sulmoi me një breshëri raketash balistike që synonin vende të rëndësishme ushtarake izraelite në përgjigje të shënjestrimit të Iranit, Libanit, Irakut dhe territoreve palestineze. Rebelët thanë se operacionet e tyre do të vazhdojnë derisa të përfundojë agresioni në të gjitha frontet.

Huthit janë një grup i armatosur politik dhe fetar që mbështet pakicën myslimane shiite të Jemenit, Zaidët.



Ata deklarojnë veten pjesë të “boshtit të rezistencës” të udhëhequr nga Irani kundër Izraelit, SHBA dhe Perëndimit në përgjithësi – së bashku me grupe të armatosura si Hamasi dhe lëvizja Hezbollah e Libanit.

Ndërhyrja e grupit të Jemenit tani ngre perspektivën e një lufte të zgjeruar, me një front të ri në gadishullin arab.

Shqetësimi më i madh do të jetë kërcënimi për të sulmuar anijet në Detin e Kuq, diçka që Houthit e bënë edhe pas sulmeve të Izraelit në Gaza.

Ndërkohë Irani dhe Izraeli vazhduan sulme të ndërsjella, me shpërthime të reja të vërejtura mbi Teheran dhe një të vdekur të raportuar në Tel Aviv.

Sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar gjithashtu dhe dronë janë interceptuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt dhe Bahrein.

Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite tha se ka interceptuar një raketë balistike që u lëshua drejt Riadit, kryeqytetit të vendit; më parë, të paktën 12 ushtarë amerikanë u plagosën në një sulm në bazën ajrore Prince Sultan të premten.

Televizioni shtetëror në Siri tha gjithashtu se shpërthime janë dëgjuar mbi Damask.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!