“Humbje e trefishtë e Erdogan në zgjedhjet lokale”, “Reuters”: Turqit e ndëshkuan!

schedule07:11 - 1 Prill, 2024

schedule 07:11 - 1 Prill, 2024

Partia kryesore opozitare e Turqisë fitoi në qytetet kyçe në zgjedhjet lokale të së dielës. Kjo shihet si një humbje të trefishtë për Rexhep Tayyip Erdogan, pasi kandidatët e mbështetur nga presidenti turk humbën beteja elektorale në të tre bashkitë kryesore, Stamboll , Ankara dhe Izmir, të cilat mbetën në duart e kryebashkiakëve opozitarë.
Me më shumë se 98%, kryetari aktual i Stambollit, Ekrem Imamoglu , i Partisë Popullore Republikane (CHP) po fiton me një diferencë të madhe në qytetin më të madh dhe qendrën financiare të Turqisë, shkruan Reuters.
Mansur Yavas, kryebashkiaku i Ankarasë, mbajti pozicionin e tij me një diferencë mahnitëse prej gati 30 pikësh ndaj kundërshtarit të tij, ndërsa kandidati i CHP-së në Izmir kryeson me 11 pikë.
Në përgjithësi, CHP fitoi 36 komuna nga 81 provincat e Turqisë, sipas Anadolu, duke hyrë në disa bastione të partisë së Erdoganit. Ajo fitoi 37% të votave kombëtare, krahasuar me 36% për partinë e presidentit, duke shënuar fitoren më të madhe elektorale të CHP që kur Erdogan mori pushtetin dy dekada më parë.
Nga ana e tij Erdogan e pranoi humbjen e tij zgjedhore në një fjalim të mbajtur nga pallati presidencial, duke thënë se “31 marsi për nuk është fundi, por është një pikë kthese”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!