Humbja ndaj modestëve nga Portugalia, Tottenham regjistron rekordin historik negativ

schedule22:39 - 19 Gusht, 2021

schedule 22:39 - 19 Gusht, 2021

Tottenham e mundi Manchester Cityn në javën e parë të Premier League, por sot ishte një tjetër fytyrë e kësaj skuadre dhe modestët portugezë të Paços de Ferreira i mundën me shifrat 1-0 në raundin e parë të Play Off për Conference League.

Një humbje, që vështirëson shumë situatën e tyre për të kaluar në fazën e grupeve, por që regjistron edhe një rekord negativ historik për futbollin anglez, një nga më të fortët në glob.

Tottenham është skuadra e parë angleze që ka humbur ndeshje në të gjitha kompeticionet europiane, duke përfshirë: Champions League, Kupën e Kupave, Europa League, Kupa Intertoto dhe Conference League. /abcnews.al