Humbja e Juves, Mancini këshillon Pirlon: Trajnimi nuk është si të luash vetë futboll

schedule22:57 - 18 Janar, 2021

schedule 22:57 - 18 Janar, 2021

Trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini, ka komentuar rezultatin e derbit të Italisë. Në një intervistë për “Domenica Sportiva”, ai është i lumtur për golin e shënuar nga Barella si dhe paralajmëron Pirlon se trajningu nuk është si të luash vetë futboll. Në fund Mancini ndalet dhe te Milani dhe sipas tij nëse djemtë e Piolit fitojnë sonte kundër Cagliarit, atëherë janë vërtëtë pretendët për titull.

“Ishte një ndeshje e këndshme dhe jam i lumtur që Barella shënoi. Është një fitore shumë e bukur për Interin. Sigurisht që dhe Juventusi mund të luajë një ndeshje jo të mirë, janë gjëra që ndodhin në futboll. Kritikat ndaj Pirlos? Është normale që të kesh probleme në fillim. Edhe nëse ti ke lojtarë shumë të mirë, trajnigu nuk është si të luash vetë futboll. Ai do të përmirësohet me kalimin e kohës”, deklaron italiani.

Më pas trajneri i kombëtres italiane pyetet edhe për ecurinë e Milanit dhe nëse janë ata pretendetë për titullin kampion. “Kuqezinjtë janë një ekip i ri. Ata kanë gjetur harmoninë mes tyre. Në fillim mendoja se kryesimi i tyre do të zgjaste deri në një pikë të caktuar, por ata janë ende në krye. Nëse fitojnë sonte kundër Cagliarit, atëhetë mund të bëhen seriozisht një nga kandidatët për titullin”, përfundon Mancini. /abcnews.al