Brenda orëve të fundit në Greqi kanë humbur jetën dy persona të tjerë. Kështu numri total i viktimave në vendin fqinj shkon në 81.
Së fundmi ka humbur betejën më Covid-19 një 42- vjeçar nga Portaria, Halkidiki, i cili kishte edhe probleme me zemrën. Viktima tjetër është një 84-vjeçare e cila ndodhej në spitalin e Evangelismos.
Deri më tani, në Greqi rezultojnë 1,755 të infektuar me Covid-19 dhe 269 të shëruar. /abcnews.al/