Humbin jetën dy pacientë nga Covid në spitalin e Shkodrës, njëri polic bashkiak

schedule21:00 - 19 Nëntor, 2020

schedule 21:00 - 19 Nëntor, 2020

Humbin jetën nga pasojat e Covid 19 ne Spitalin Rajonal të Shkodrës dy persona. Gazetari Simon Shkreli bën të ditur për abcnews.al se njëri prej viktimave është polic bashkiak në Shkodër, rreth 60 vjeç.

Mësohet se ata ishin negativizuar nga virusi, ndërsa ishin duke u trajtuar për pasojat e Covid. Dy pacientët ishin të shtruar në reanimacion, në pavionin e dedikuar për Covid-19.

Situata e pandemisë në vend ka ardhur duke u përkeqësuar. Ministria e shëndetësisë raportoi sot 786 raste të reja dhe 11 humbje jete. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!