Bardha Tuci, 87-vjeçarja të cilës iu shkatërrua shtëpia nga tërmeti jeton në kontenierët e Manzës. Këto prag festash, ajo nuk është në shtëpi.
“Qëkur ka rënë tërmeti vetëm dhjetë ditë kemi qëndruar në çadër. Më pas kemi qëndruar këtu”, shprehet ajo.
Ajo është 87 vjeç, por 3 fëmijët e martesës së saj, e kanë braktisur prej vitesh.
“Nuk kam familjarë të tjerë”, thotë ajo.
Bardha, jeton në një prej kontenierëve në Manzë, por i duhet që edhe këtu të kujdeset për veten.
“Ujë ka shumë pak, këtu kam vetëm për të fjetur”, thotë 87- vjeçarja.
Shtëpia i është shembur nga tërmeti, dhe ajo ishte gjithçka kishte.
“Shtëpia ime ishte jeta ime”, shprehet ndër të tjera Tuci.
Në kontenierët e Manzës, qeveria ka strehuar disa familje, kryesisht ato me fëmijë dhe me të moshuar.
Një pemë festive është vendosur në oborr, por për ta, ky fundvit nuk ngroh dot.
“Çfarë feste, çfarë të mundem të gjej, do të ushqehem”, thotë ajo./abcnews.al