Humbi rrugën gjatë eksplorimit në Dajt, gjendet turisti italian

schedule10:41 - 9 Mars, 2024

schedule 10:41 - 9 Mars, 2024

TIRANË- Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, Komisariati i Policisë Nr. 4, i vjen në ndihmë 1 turisti italian, i cili kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit në Malin e Dajtit, për shkak të terrenit të thepisur.

Ai kishte mbetur i izoluar në terrenin e thepisur të malit, mes dy fshatrave.

Pas 5 orësh kërkime intensive, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur, si dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i turistit të huaj, 20 vjeç.

20-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pas marrjes së ndihmës ka falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!