Një i vdekur me koronavirus është futur në Kakavijë. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pikën Kufitare të Kakavijës ka mbërritur trupi i pajetë i një 65 vjeçari nga Elbasani me inicialet E.S.
Tre dite më parë 65 vjeçari ndërroi jetë në një prej spitaleve të Athinës si pasojë e agravimit të situatës së tij shëndetësore nga korinavirusi.
Mësohet se 65 vjecari me banim rezident në kryeqytetin grek vuante nga sëmundje të tjera mes të cilave me diabet dhe kardiovaskulare.
Gazetari Orgest Sako raporton pë Abc News se trupi i pajete i tij është sjelle me nje arkivol frigoriferik deri ne Kakavijë i pashoqeruar nga ndonje familjar dhe me pas është tërhequr me nje mjet të një prej agjencive funerale në Elbasan. Kostoja e sjelljes së trupit në atdhe është mbuliar nga familjarët. /abcnews.al



