Humbi jetën në punë, policia e Korçës shoqëron drejtuesin e betonieres

schedule17:23 - 3 Janar, 2020

schedule 17:23 - 3 Janar, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në qytetin e Korçës, ku një 35 vjeçar humbi jetën pas një incidenti në punë.

Punëtori  35- vjeçar, Elvis Josifi ka ndërruar jetë në vend për shkak të goditjes tepër të fortë. Grupi hetimor nisi punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Kjo e premte duhet të ishte një ditë e normale pune për Elvis Josifin, por fatkeqësisht ka përfunduar tragjikisht.35 vjeçari Elvis Josifi humbi jetën teksa punonte në një kantier ndërtimi në zonën e Pazarit të ri në qytetin e Korçës, kur vinçi e ka zënë poshtë.

Edhe pse vëllai i tij, i cili punonte në të njëjtin vend i ka dhënë ndihmën e parë, Elvisi nuk ka mundur të shpëtojë, duke humbur jetën menjëherë.

Në videon e siguruar nga ABC News shihet vëllai i 35-vjeçarit, largohet nga vendi i ngjarjes i shokuar.

Një nga dëshmitarët tregon për mediat momentin që i mori jetën të riut.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur edhe një punëtor tjetër. Ai ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka marrë në pyetje drejtuesin e vinçit dhe punëtorët të tjerë të cilët do të japin dëshminë e tyre për ngjarjen.

Ndërkohë grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!