Humb kontrollin e mjetit, 2 të vdekur e 2 të plagosur në Kamëz

schedule15:38 - 8 Gusht, 2018

schedule 15:38 - 8 Gusht, 2018

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor që ndodhi mëngjesin e sotëm në Kodër Kamëz në Tiranë. Viktimat janë një vajzë 7 vjeçe dhe një 29 vjeçar. Sipas policisë, drejtuesja e mjetit Rozina Koleci,e cila u prangos, fillimisht ka humbur kontrollin e makinës, duke u përplasur një biçikletë dhe më pas tre këmbësorë.

Aksidentet me vdekje vijonë të përgjakin kryeqytetin. Dy persona humbën jetën mëngjesin e së mëkurës në Kodër-Kamëz.
Për ngjarjen e rëndë u prangos drejtuesja e automjetit tip, Mercedes-Benz, Rozina Koleci. Kjo e fundit humbi kontrollin e mjetit duke aksidentuar për vdekje fillimish, Ramazan Isha, i cili po udhëtonte me një bicikikletë. Më dëshmitarët në vendngjarje pohojnë se autmjeti u ndaj në trotuarë, duke lënë të vdekur në një vajzë të vogël vetëm 7 vjeçe. Viktima ishte me nënën e saj dhe motrën, që mbetën gjithashtu të plagosura rëndë. Mjekët e spitalit të Traumës theksojnë se Valbona Ndreu ndodhet në Reanimacion, ndërsa vajza tjetër e ka kaluar fazën kritike për jetën.
Ekspertët e policisë rrugore, dyshojnë se drejtuesja e automjetit, u fut në këtë kthesë me shpejtësi, e për pasojë humbi kontrollin dhe përfundoi në trotuar. Në momenin e aksidentit, ka pasur edhe shumë persona të tjerë që ishin të pranishëm, pasi ngjarja ndodhi pranë një stacioni autobusi urban. 38-vjeçarja u ndalua pas ngjarjes, teksa ka pësuar edhe ajo lëndime të lehta në trup.
Ndërkohë një ditë më parë një tjetër aksident me vdekje u regjistrua në rrethrrotullimin e Saukut në Tiranë, ku përsëri viktima ishte një kalimtar. /abcnews.al