Humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën, shoferja bllokohet brenda automjetit, lëndohen dhe 2 pasagjeret

schedule16:08 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 16:08 - 3 Dhjetor, 2023

Një aksident ka ndodhur këtë të diel në fshatin Zues në Shkodër. Mësohet se një e re ka humbur kontrollin e automjetit dhe e ka përplasur me shtyllën elektrike. Si pasojë, janë lënduar dy pasagjeret, ndërsa ajo vazhdon të jetë e bllokuar.

Ndërkohë, policia po vazhdon punën për nxjerrjen e saj, me qëllim transportimin në spital.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:50, në fshatin Zues, shtetasja 27 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë elektrike, në anë të rrugës. Nga përplasja, janë dëmtuar 27-vjeçarja dhe pasagjeret në automjet, shtetaset 21 vjeçe dhe 21 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit, ku vijon puna për nxjerrjen e drejtueses, nga automjeti i përplasur, me qëllim transportimin në spital. Ndërkaq, 2 pasagjeret janë në spital, në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al