Shqiptarët dolën të përcarë në këto proces zgjedhor, ku nese do te kishin hyrete bashkuar , sipas votave te marra nga dy koalicionet shqiptare, ata do te mund te kishin nxjerre kandidatin e tyre te perbashket ne balotazh me Siljanovsken e VMRO-DPMNE. Shqiptaret ne raundin e pare te presidencialeve ne Maqedonine e Veriut kishin dy alternativa: Bujar Osmanin nga koalicioni “Fronti Europian” nën drejtimin e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Arben Taravari nga koaliconi “Vlen”.
Ky i fundit ishte kandidati i mbështetur nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ne garen presidenciale, “kandidati i Kurtit” humbi me gati 35 mije vota ndaj Bujar Osmanit te koalicionit te Ali Ahmetit.
Në këtë mënyrë Albin Kurti regjistroi nje tjeter disfate te ambicjeve te tij per te qene lider i shqiptareve ne ballkan. Ishte një tjetër humbje pas deshtimit për “lidership” ne shqipëri në vitin 2021.
Vetëm disa dita para regjistrimit te kandidateve dhe koalicioneve pjesemarrese ne zgjedhjet presidenciale, Arben Taravari zhvilloi një takim me kryeministrin e kosovës, albin kurti. Këshillat e këtij të fundit e shtyne Taravarin te dale nga koalicioni qeveritar dhe t’i bashkohet koalicionin te opozites Vlen.
Pas rezultatit te raundit te pare te presidencialeve ne Maqedonine e veriut, Albin Kurti dëshmoi serish se eshte faktor percares i shqiptareve ne rajon. Dalja me dy emra shqiptare ne listen me 7 kandidate per president ne keto zgjedhje, vecse i demtoi shqiptaret dhe i largoi nga mundesia per te garuar per kreun e shtetit ne raundin e dyte ne 8 maj.
Disa dite me pare, per shkak te kundershtiove me kurtin dhe me miratimin e këtij te fundit, presidenti serb Vucic shkarkoi nga detyra shqipërim Arifin, kreun e komunes se presheves me shumice shqiptare ne jug te Serbise dhe ngarkoi perkohesisht me kete detyre njerëz te afert me kryeministrin e Kosoves./abcnews.al