Humb jetën tragjikisht shqiptari, e zë pema poshtë

schedule13:29 - 1 Maj, 2018

schedule 13:29 - 1 Maj, 2018

Një 50-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në Itali pasi trungu i një peme që po priste e ka zënë poshtë.

Trupi i pajetë i Nikolin Gjekës u gjet mëngjesin e kësaj të marte në Pistoia të Italisë.

Sipas mediave italiane, Gjeka ishte larguar ditën e hënë drejt pyllit për të bërë dru për zjarr. Ai kishte marrë makinën si dhe gjithçka i nevojitej për të punuar.

Ka qenë, gruaja e 50-vjeçarit, që ka lajmëruar policinë në mbrëmje pasi Gjeka nuk ishte kthyer në shtëpi. Gjatë kontrollit të ushtruar gjatë natës, autoritetet kanë gjetur vetëm makinën  e tij.

Më pas, ekipet e kërkimit e kanë gjetur rreth orës gjashtë të mëngjesit trupin e pajetë të Nikolin Gjekës, që sipas tyre, ishte shtypur nga një trung i madh peme të prerë nga motorsharra.

Viktima la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë. Mësohet se ai punonte si kopshtar, por merrej edhe me prerjen e druve./abcnews.al