Humb jetën nga koronavirusi kryekomisari Bedri Dani

schedule19:50 - 10 Prill, 2021

schedule 19:50 - 10 Prill, 2021

Një tjetër oficer nga uniformat blu shuhet si pasojë e koronavirusit. Kryekomisari Bedri Dani nuk ka mundur që t’i mbijetojë sëmundjes. Lajmi bëhet i ditur nga Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim.

POSTIMI

“Me dhimbje morëm lajmin për largimin përfundimtar nga kjo jetë të kolegut tonë, Kryekomisar Bedri Dani, si pasojë e këtij virusi vdekjeprurës që ka mbërthyer një botë të tërë.

 

Shprehim nderimet tona për gjithë kontributin e tij të vyer në shërbim të komunitetit dhe vendit në radhët e Policisë së Shtetit, në të gjitha nivelet deri në ato drejtuese.

I përcjellim ngushëllimet tona më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe gjithë kolegëve Oficer. Le të lutemi që Kryekomisar Bedriu të prehet në paqe dhe të jetë e paharruar vepra dhe kontributi i tij!” /abcnews.al/