Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë regjistruar 50 raste të reja dhe një humbje jete. Siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë, ka humbur jetën një pacient 69-vjeçar nga Kruja i cili prej 10 ditësh ndodhej tek Infektivi.
69-vjeçari njoftohet të ketë pasur leukozë akute, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti që ta fitonte betejën me Covid-19.
Po ashtu, njoftohet se në 24 orët e fundit ka rritje të të shtruarve në spitalin infektiv. Aktualisht po marrin shërbim 64 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.
Lexo edhe: Të shëruarit rekuperohen ngadalë, 682 të sëmurë aktivë: Si po përkeqësohet situata me Covid-19
Sa i përket rasteve të reja, ato janë konfirmuar: 17 raste në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Fier, 3 në Korçë, 2 raste në Vlorë dhe Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë.
Në vendin tonë janë aktualisht 682 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë -317
Durrës -140
Shkodër -112
Vlorë -45
Fier -28
Lezhë -12
Elbasan -11
Korçë -10
Kukës -5
Gjirokastër -1
Berat -1 /abcnews.al/

