Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Humb jetën në aksident me motor shqiptari në Amerikë, djali dedikim prekës

schedule10:17 - 19 Shkurt, 2020

schedule 10:17 - 19 Shkurt, 2020

Një 52 vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mediat amerikane raportojnë se shqiptari Nuri Kaloshi, i cili teksa ishte duke drejtuar motorin e tij Kaëasaki, u godit nga një kamion plehrash.

Kaloshi ishte i apasionuar pas motorave të shpejtë dhe në postimet e tij në rrjetet sociale bie në sy kjo gjë.

Djali i viktimës ka bërë një postim prekës në Facebook, ku mësohet se viktima vetëm dy javë më parë ai kishte ardhur në Shqipëri për të përcjellë në banesën e fundit nënën e tij.



Postimi i djalit në Facebook:

“Për këdo që e lexon këtë, me zemër të copëtuar ju njoftoj se dje, 17 shkurt 2020, babai im Nuri Kaloshi u përfshi në një aksident me motor rreth orës 3 të mëngjesit. Ai për fat të keq ka humbur jetën. Babai im do të mbahet mend gjithmonë dhe do ta duam pafund. Të dua shumë babi dhe e di që na po shikon të gjithëve si engjëll që je. Pusho në copa babi me Nanën”.

Për vdekjen e 52 vjeçarit kanë shkruar gjithahstu dhe familjarë të tjerë të cilët theksojnë se humbja e tij është shumë e vështirë për tu pranuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!