Humb jetën 39-vjeçarja, shkon në 8 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë

schedule15:07 - 13 Prill, 2020

schedule 15:07 - 13 Prill, 2020

Një grua 39-vjeçare nga fshati Lluga i Istogut, është viktima e tetë në Kosovë nga Cocid-19. 39-vjeçarja është rasti i parë që u diagnostikua me koronavirus nga komuna e Istogut.

Pacientja S.K. kishte bere edhe nje ndërhyrje kirurgjikale dhe kishte edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Ditën e djeshme në Kosovë u regjistruan 79 raste të reja me koronavirus, një shifër kjo rekord. Ndërkohë, numri në total i të prekurve është deri më tani 362. Sakaq, 7 komuna janë futur në karantinë të plotë. /abcnews.al