Gjorgje Mijatoviç, vëllai i nënkryetarit të Qeverisë së Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, Vojin Mijatoviç, ka vdekur të dielën në Beograd. Siç raportojnë mediat e Beogradit, Mijatoviç ka vdekur pasi është rrahur nga huliganët në parkun e fëmijëve në Vozhdovac.
Për rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Lartë Publike dhe ka urdhëruar kryerjen e autopsisë. Telegraf.rs raporton se djali i Mijatoviçit është ankuar te babai i tij se të rinjtë po e ngacmonin në afërsi të parkut.
Më pas Mijatoviçi shkoi tek ata dhe pas një diskutimi të shkurtër, të rinjtë e sulmuan dhe e rrahën. Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.