Newcastle interesohet për Rabiot, Juve synon dy yje të tjerë

schedule22:01 - 13 Tetor, 2021

schedule 22:01 - 13 Tetor, 2021

Newcastle United është i interesuar që ta përforcojë skuadrën në janar.

Në listën e shumë dëshirave të drejtuesve të klubit anglez është edhe Adrien Rabioti i Juventusit, shkruan “Calcio Mercato”

Juventusi synon shitjen e Rabiot, në mënyrë që të siguronte fonde për të transferuar Aurelien Tchouamenin e Monacos ose Donny van de Beek e Manchester United.

23-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2023, teksa vlera e tij në tregun e transferimeve është rreth 30 milionë euro. /abcnews.al/