Grenell: Trump më tha shko në Kosovë dhe zbato marrëveshjen, kemi një çek të madh

schedule20:08 - 21 Shtator, 2020

schedule 20:08 - 21 Shtator, 2020

I dërguari Special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell me 13 zyrtarë të tjerë amerikanë pas takimit me Presidentin dhe kryeministrin e Kosovës gjatë vizitës që po zhvillon në Prishtinë u shpreh në një konferencë për mediat se Presidenti Trump i kishte kërkuar që të shkonte dhe të ndiqte zbatimin e paktit që u firmos në Shtëpinë e Bardhë.

Përshëndetje nga presidenti Trump. Jam i bashkangjitur nga shumë kolegë. E shikoni këtë prapa meje, ai është njeriu i parave ai e ka sjellë një cek të madh. Në fakt ende jo por do ta sjellë. Shumë premtime janë dhënë në të kaluarën dhe ajo se cfarë ne dëshirojmë të bëjmë është që të zbatojmë në përpikëmëri zotimet.

Duam të ju tregojmë popullit të Kosovës se do të punojmë për zhvillim ekonomik. Do ta falënderoj kryeministrin dhe presidentin Thaci për punën e tij të palodhshme në fillim të procesit.

Do t’i sjellim këto projekte në jetë. Energji e vërtetë që do të sjellë kjo marrëveshje do të ndërrojë dinamikën. Presidenti Trump më tha që të bëj një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës që do të sillte dinamzizëm ekonomik. Simbolizmi nuk e paguan qeranë. Duhet që të sjellim zhvillim. Muajin tjetër do të vijë një ekip tjetër në Kosovë. Do të kryej fizibilitetin në liqenin e Ujmanit.

Nuk do të ishim këtu pa presidentin Trump. Ai më tha bëjmë dicka ndryshe për njerëzit. Pasi u nënshkrua marrëveshja ai më tha, tani shko zbatoje. Ai gjithmonë shtyn përpara proceset“, përfundoi ai.

Kryeministri Hoti tha se vizita e Grenell tregon vendosmërinë e Trump për zbatimin e marrëveshjes.

Sot ishim të nderuar të presim në qeveri, delegacionin e kryesuar nga Grenell për zbatim të marrëveshjes të arritur në Uashington. Prezenca e tyre tregon vendosmërinë e presidentit Trump, për zbatimin e një marrëveshjeje historike, drejt finalizimit.

Kishim bisedë të gjerë për të gjitha pikat e marrëveshjes dhe e kam për nder ta them se do të lëvizim shpejtë në zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Do të lëvizim për normalizim të marrëdhënies politike. Do të hapë mijëra vende pune kjo marrëveshje ekonomike, jemi angazhuar si qeveri dhe presim në javët e ardhshme, të lëvizim në zbatim të marrëveshjes”, tha Hoti.

Presidenti Hashim Thaçi e dekoroi me Medaljen Presidenciale të Meritave të dërguarin special të Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.

Thaçi tha se me këtë vlerësohet kontributi i jashtëzakonshëm i Grenell në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Atë që të tjerët s’e bënë, Grenell e bëri shpejt, mirë dhe saktë. Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë do të sjellë paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon.

Jam krenar që kemi punuar ngushtë për rreth dy vite për të arritur këtë marrëveshje”, tha Thaçi. Richard Grenell po zhvillon një vizitë në Kosovë./db/Abcnews.al