Hristo Stoichkov: “Bisha” bullgare që e konsideronte veten zot dhe që luftonte me “demonët” e tij

schedule22:51 - 26 Maj, 2023

schedule 22:51 - 26 Maj, 2023

Përktheu Hergi Llupi

Nëse po shikonit futboll në vitet 90-të, nuk mund të mungonte Hristo Stoichkov. Nga njëra anë, ai ishte një nga lojtarët më të kompletuar të epokës së tij. I fuqishëm, krijues, i shpejtë me topin dhe i aftë për të luajtur në pozicione të shumta. Nga ana tjetër, ai ishte një nga ata lojtarë që disa donin të urrenin. Falë natyrës së tij mashtruese, agresive dhe mentalitetit bëje ose vdis, Stoichkov ishte gjithmonë një element i diskutueshëm kudo.

Sulmuesi i frikshëm i njohur si “The Dagger”, ishte një personazh kompleks që i pëlqente ta krahasonte veten me Jezusin, por talenti i tij nuk mund të mohohej. Stoichkov ka qenë gjithmonë jashtëzakonsiht krenar për faktin se ka një emër të parë me gjysin e tij, por ai gjithashtu ka shijuar prej kohësh lidhjen fetare. Gjatë Kupës së Botës 1994, ai tha: “Me këtë emër, ka qenë gjithmonë një lart dhe një posht. Ai poshtë bën gjithashtu mrekulli”, i referohet zotit dhe vetes.

Blasfemi? Ndoshta, por edhe pa dyshim i saktë. Bullagari ishte padyshim një zbulim në Shtetet e Bashkuara atë verë, dhe spektakli i Stoichkov ishte i jashtëzakonshëm. Lojtari bullgar nuk ishte i shenjt, natyrisht, siç e pranoi edhe vetë. Brenda tij kishte një tërbim, i cili e çoi deri në kulmin e profesionit të tij, por gjithashtu rezultoi që ai të kalonte vazhdimisht limitin.

“Unë u rrita në mes të rrugës”, u tha një herë gazetarëve në Spanjë. Disiplina padyshim nuk ishte një prej tyre. Në të vërtetë, karriera e tij mund të kishte përfunduar menjëherë pasi kishte filluar. Stoichkov ishte ende vetëm një adoleshent kur u përfshi në një përleshje masive në finalen e Kupës Bullgare që e pa atë menjëherë të dënuar me një pezullim të përjetshëm. Megjithatë, pezullimi i tij u reduktua në një muaj në apel dhe Stoichkov u nis shpejt për të shfrytëzuar maksimalisht talentin e tij. Në vitin 1989, ai fitoi Këpucën e Artë pasi shënoi 38 gola në 30 ndeshje të ligës. Megjithatë, ishte një paraqitje në Europë, e cila i dha atij një transferim te Barcelona.

Barça dukej se kishte bërë një gabim të madh gjykimi kur Stoichkov u përjashtua kundër Real Madrid në Superkupën e Spanjës menjëherë pasi mbërriti në Katalonjë, dhe më pas, për t’i bërë gjërat shumë keq, ai shkeli gjyqtarin e ndeshjes, Urizar Azpitarte. Edhe një herë, një apel u shfaq në rrugën e tij, me një pezulliom fillestar prej gjashtë muajsh të reduktuar në 10 ndeshje, dhe, pavarësisht se kurrë nuk u pa me sy me Johan Cruyff, Stoichkov vazhdoi të bëhej një anëtar kyç i “Dream Team” të holandezit, duke ndihmuar Barçën të fitojë Kupën e parë Europiane, në Ëembley në vitin 1992, si dhe katër tituj radhazi të ligës spanjolle.

Në kulmin e tij, ishjte një sulmues i egër dhe i frikshëm, që e meritonte plotësisht pseudonimin e tij, “Kamë”, që do të thotë një person që në çdo rast të bënte dëmin. Ai u bekua me një këmbë të majtë potente, ndërsa ritmi i tij po aq shpërthyes sa temperamenti i tij. Megjithatë, ai ksihte një anë altruiste. Një talent i gjithanshëm sulmues, ai shpesh shërbeu si ofrues i Romarios në fushë dhe nganjëherë kujdesej për brazilianin që e donte jetën e natës jashtë saj. Stoichkov mund të ketë qenë një personazh i vështirë dhe një lojtar dembel, por ai mund të ishte shok skuadre shumë i mirë.

Sigurisht, shumë do të kundërshtonin nocionin se kisjhte ndonjë gjë hyjnore në lidhje me një burrë që u padit më vonë në SHBA për thyerjen e këmbës së një ish-lojtari të universitetit në një ndeshje miqësore. Edhe sot, Stoichkov ende lufton me demonët e brendshëm që e kanë pllakosur atë shumë kohë përpara përleshjes së fundit të Kupës Bullgare. “Do t’ju them një gjë, nëse kam flokë të zinj apo të bardhë, kjo nuk ka rëndësi. Ai djalë i çmendur do të jetojë brenda meje përgjithmonë. Gjithmonë do të jetë kështu”, pranoi ai.

Stoichkov mund të mos jetë shumë i ngjashëm me Krishtin, por ai me siguri ka pasur kryqin e tij për të mbajtur./ h.ll/abcnews.al