Hoxhaj: Vllaznia nuk e nënvlerëson Skënderbeun, në Korçë për 3 pikët

schedule11:45 - 20 Shkurt, 2021

schedule 11:45 - 20 Shkurt, 2021

Nertil Hoxhaj, mbrojtësi i majtë i Vllaznisë, nesër mund të luajë nga minuta e parë kundër Skënderbeut, pasi Aleksandar Isaevksi mungon prej kartonëve të verdhë. Anësori, i cili ka luajtur në Kosovë dhe në Superiore me Flamurtarin e Partizanin, doli sot para mediave.

“Unë jam stërvitur goxha fort, kam pritur mundësinë time. Siç e tha edhe trajneri, ne jemi një grup, një ekip. E vendos trajneri se kush do luajë. Ne duhet të jemi gati që kur të na vijë mundësia të ndihmojmë ekipin edhe të arrijmë objektivat”, tha Hoxhaj fillimisht.

I pyetur nëse ka qenë e vështirë të qëndronte në stol, mbrojtësi shtoi: “Për çdo lojtar gjëja më kryesore është që të luajë, por kur je ekip, je si familje dhe kryesorja është ekipi. Duhet vetëm të stërvitesh fort dhe të japësh maksimumin kur të vjen mundësia”.

Dueli me Skënderbeun? Nuk ka nënvlerësim, këtë e them me bindje edhe për shkak të shtyrjes së ndeshjes. Jemi stërvitur më shumë dhe e kemi përgatitur ndeshjen siç duhet”, shprehet Hoxhaj, i cili në fund thekson se nuk ka emocione para ndeshjes.

“Jo, nuk kam aspak emocione. Kam mbështetjen e gjithë stafit dhe lojtarëve. Është ndeshja e radhës, kam mundësinë të jap më të mirën dhe shpresoj ta bëj më mirë këtë gjë. Në fushë futemi për tri pikë dhe shpresojmë që t’i marrim”, përfundoi mbrojtësi i Vllaznisë, Nertil Hoxhaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!