Hoxhaj: Shtetet e BE-së e NATO-s që nuk njohën Kosovën, e bënë për t’iu përshtatur Rusisë

schedule22:53 - 28 Mars, 2022

schedule 22:53 - 28 Mars, 2022

Enver Hoxhaj thotë se Sllovakia dhe Rumania janë në mesin e vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës për të ruajtur neutralitetin kundrejt Rusisë. Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se vendet e BE-së dhe NATO-s që nuk e kanë njohur Kosovën, kanë vepruar në këtë mënyrë për shkak të Rusisë.

“Tek kjo pesëshja-katërshja europiane, 5 ne BE e 4 në NATO. Unë po e them për herë të parë, unë u kam thënë miqve të mi të shteteve jo njohëse vazhdimisht. Vendimi i disa vendeve mos me njoft Kosovën brenda për brenda BE’së ka qenë vendim me u adaptuar me politikë të jashtme të Rusisë”, tha Hoxhaj në emisionin Pressing në T7.

“Neutraliteti i tyre, ka qenë me u përshtatë me kërkesat e Rusisë. Kjo vlen edhe për Sllovakinë, edhe për Rumaninë”, shtoi Hoxhaj.

Ai tha se qeveria e Kosovës duhet të ketë një skemë të gjerë strategjike në politikën e jashtme të koordinuar me partnerët ndërkombëtar.

“Në politikë të jashtme, duhet me përshtatë sa herë ndryshojnë rrethanat ti e përshtatë duke mos e humb qëllimin. Ndryshojnë rrethanat, ndryshon komplet skenari A, B ose C”, tha Hoxhaj.

“Ne mund ta bindim Perëndimin se nëse Serbia dhe Rusia e bllokojnë Kosovën që të anëtarësohet në OKB, ne në mënyrë automatike jemi në NATO”, theksoi nënkryetari i Kuvendit të Kosovës.