Ardit Hoxhaj, sulmuesi i Flamurtarit, u ndal nga trau i portës në pjesën e dytë. “Nuk kisha fat, është edhe cilësia aty. Luajtëm mirë, djemtë u shprehën mirë në përgjithësi. Luajmë për të respektuar fanellën, se na pyesin shumë lojtarët e tjerë”, tha fillimisht vlonjati në emisionin “Gol pas Goli” nw Supersport.
Ai ka një mesazh për arbitrat: “Shikojmë se paragjykohemi nga arbitrat, pasi 90 për qind abuzojmë me ne për të ndihmuar ekipet. Na u duk një penallti skandaloze. Në fushë ashtu na u duk. Arbitrat janë ndeshje pas ndeshje të tilla dhe favorizojnë ekipet kundërshtare. Ne do ta respektojmë garën”.
Në lidhje me ekipin, Hoxhaj shton: “Është krijuar një grup i mirë djemsh. Jemi së bashku, ka pasur raste që individë prishnin garën. E respektojmë fanellën dhe garën deri në fund”. /abcnews.al