Hoxha “zbërthen” linjën nga Afganistani: Dy shtetet që furnizon “brand”-i shqiptar i heroinës

schedule12:57 - 27 Tetor, 2021

schedule 12:57 - 27 Tetor, 2021

Mbrëmjen e së hënës u sekuestruan në portin e Durrësit 45 kg heroinë. Dy persona u arrestuan, shoferi dhe pronari i kamionit me krom që kishte destinacion Italinë.

Por si funksionon rrjeti në Shqipëri?

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në studion e “ABC LIVE” zbërtheu si funksion rrjeti dhe përse Shqipëri është kthyer në vend udhëkryq në Ballkan.

Pas kapjes së heroinës në Brenog të Hasit mbi 100 kg disa vite më parë, kjo është e dyta rekord në Shqipëri. Rrjeti është nga Afganistani, Turqia, përmes Bullgarisë apo Maqedonisë hyn në Shqipëri, që e çon më pas në Greqi, që ka rrjetin e vet dhe pjesa tjetër në Itali. Tani kemi të bëjmë me një linjë që ka funksionuar. Një nga zonat që ka pasur ekskluzivitet për heroinën është zona Durrës-Shijak.

Që nga fundi i shekullit të kaluar e kanë pasur zonë kryesore, pastaj Fier-Berat, dhe pastaj Elbasani. Ishin 43 pako të ndara në tre grupe. Ai që po bënte transportin nuk po punonte për vete, ka tre të tjerë që po e furnizonin.

Linja dëshmoi që Shqipëria është degëzim i rëndësishëm i heroinës në Ballkan, që vjen nga Afganistani, që është prodhues i 80% të vlerës botërore. Shqiptarët lidhjet i kanë pasur në Turqi, por ka raste që kanë shkuar deri në Afganistan. Ka edhe grupe shqiptare. Zakonisht e shkëmbejmë me kanabis” tha ai.

Hoxha foli edhe për një “brand” shqiptar të paketimit të heroinës. “Aktualisht dy laboratorë funksionojnë në Shqipëri, që kanë një “brand” të vetin dhe presa që përdornin, sa gram vendosin ta bëjnë atë “bukën”, që është një nga ato “tullat”, që mund të jetë 900 gr, një 1 kg, varet nga presa.

Nuk e kanë të gjithë të njëjtën presë. Ngjarja e fundit duhet të hetohet për të zbërthyer të gjithë linjën. Nuk duhet të mbetet deri aty te shoferi i kamionit” tha Artan Hoxha./ Abcnews.al