Arbër Hoxha shënoi një gol shumë të rëndësishëm në Ligën e Parë të Kroacisë, duke ndihmuar ekipin e tij, Dinamo të Zagrebit, që të fitonte derbin e këtij vendi. Ylli I kombëtares shqiptare realizoi pas një aksioni personal në fund të pjesës së parë në duelin në fushën e Hajdukut në Split. Ndeshja e kampionatit përfundoi 2-0 për miqtë nga kryeqyteti që luajtën më mirë dhe e merituan. Hoxha, në këtë mënyrë, fitoi derbin me futbollistin tjetër të Shqipërisë, Adrion Pajazitin që luan për Hajdukun. Kjo fitore bëri që Dinamo të mbante vendin e parë në Ligën e Parë kroate me 16 pikë ndaj 13 të Hajdukut që mban vendin e dytë.
Hoxha shënon në Derbin kroat/ Futbollisti i kombëtares realizon në duelin Hajduk-Dinamo
schedule23:14 - 20 Shtator, 2025
schedule 23:14 - 20 Shtator, 2025
