Hoxha: Partizani ka grup të plotë, nuk e mendoja kurrë që Tirana…

schedule23:09 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 23:09 - 12 Dhjetor, 2019

Artan Hoxha ka folur në studiot e ABC News, në emisionin “Pressing”, për derbin mes Partizanit dhe Tiranës, dënimet e presidentëve të klubeve disa vite më parë, çmimet në “Air Albania” dhe problemet me sigurinë në stadium.

“Dënoheshin presidentët e klubit me nga 1 vit për të mos u futur në stadium dhe ndeshje për ndeshje i shikonim në tribunën VIP. Presidenti, që është figurë e njohur.

Çmimet? Tribuna e madhe, është 15 mijë lekë. Policia ka kërkuar një tribunë bosh, ndarje mes tifozëve, mos gaboj është ajo te flamuri i këndit. E përmendëm para emisionit, që ka pasur interes të madh. Edhe në “Qemal Stafa”, mbushej dhe shkonte deri në 13 mijë tifozë.

Partizani ka hall se nuk ka ku t’i çojë lojtarët, ka shumë. Ndryshe nga Tirana, që vuan alternativat. Në derbin e fundit, Tirana kishte një eufori të madhe, dhe kjo gjë e vuri në vështirësi ekipin. Tirana humbte një ndeshje në vit. Nuk e kam menduar kurrë që gjashtë vite rresht, Partizani do ta dominonte Tiranën”./abcnews.al