Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hoxha, “numri 1” në Kroaci/ Ylli kuqezi, shpallet lojtari i muajit në Ligen e Parë

schedule12:38 - 20 Tetor, 2025

schedule 12:38 - 20 Tetor, 2025

Ishte e pritshme, por është gjithmonë bukur kur ndodh. Arbër Hoxha është shpallur lojtari më i mirë i Ligës së Parë të Kroacisë për muajin shtator, duke lënë prapa bindshëm të gjithë rivalët.

Siç njofton vetë faqja zyrtare e ligës, ylli I Shqipërisë mori 102.1 pikë, në krahasim me futbollistin e Osijekut, Omeroviç, që pati 78 pikë, ndërsa shumë më prapa ishin Tavarez I Varazhdinit, Kulenoviç që është shok me Hoxhën tek Dinamo dhe Mitroviç I Slaven Belupos.

Njëzeteshtatëvjeçari shqiptar shëoi dy gola e shërbeu një asist në tri ndeshje gjatë shtatorit, ndonëse luajti në vetëm dy prej tyre, ndërsa ndaj Goricës ishte në stol.

Nuk harrohet goli I shkëlqyer ndaj Hajdukut në Split, në fitoren e madhe 2-0, si dhe rrjeta po ashtu shumë e bukur, dhe asisti I veçantë në duelin pasardhës në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit kundër ish-ekipit të tij, Slaven Belupo.

Hoxha u dallua edhe në Ligën e Europës, duke shërbyer pasimin e njërit prej golave në fitoren e madhe të Dinamos ndaj Fenerbahçes në kryeqytetin e Kroacisë. Formën shumë të mirë e konfirmoi në kombëtare, ndonëse në Serbi luajti pak minuta në pjesën e dytë në fitoren 1-0 në eliminatoret e Kupës së Botës. Golin e ruajti në miqësoren kundër Jordanit në “Arenën Air Albania” në Tiranë, në suksesin e Shqipërisë 4-2./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!