Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka zbuluar arsyen se përse u ekzekutua Ergys Dasshi në Guajakil.
I ftuar në emisionin “opinion”, Hoxha tha se Dashi kishte krijuar lidhje të ngushta me një krerët e bandave të Guajakilit, madje ishte bërë edhe kumbari i fëmijës së tij.
Sipas tij në momentin që bosi u ekzekutua, Dashit i ëhstë kërkuar nga shqiptarët e tjerë që të largohej, por ai i ka qëndruar besnin bosit të vrarë, dhe bandat rivale e kanë parë si kërcënim dhe më pas e ekzekutuan.
“Ergys Dashi ishte përfshirë për shkak të trafikut me BE, me një nga bandat kriminale në Guajakil, madje ishte bërë kumbari i fëmijës së tij. Në momentin që bosi ishte ekzekutuar, shqiptarët e tjerë i kishin thënë që të largohej për shkak se ishte në rrezik, ai jo vetëm nuk u largua por tregoi një lloj besnikërie ndaj bosit lokal, u pa dhe ai si kërcënim dhe u kërcënua”, tha Hoxha.
Ergys Dashi u ekzekutua në 22 janar të 2022 në një lokal në Guajakili në Ekuador, ku ndodhej nën shoqërinë e një shqiptari tjetër.
/Abcnews.al/