Hovenier: SHBA e shqetësuar për disa zgjidhje politike të qeverisë Kurti

schedule15:23 - 15 Korrik, 2024

schedule 15:23 - 15 Korrik, 2024

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se pas miratimit të Ligjit për KPK-në dhe KPM-në, ka theksuar se qeveria duhet të sigurohet që ligjet të jenë në përputhje me normat evropiane.

Sipas tij, ShBA-ja, por edhe partnerët janë të shqetësuar lidhur me disa zgjidhje politike që i ka bërë qeveria Kurti sepse sipas tyre nuk ndihmojnë zhvillim.

“Përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës është i fuqishëm dhe i hekurt si gjithmonë. Edhe kjo është arsyeja pse jam këtu dhe po takohem me përfaqësues të komuniteteve për të mundësuar se çka mund të bëjë qeveria më shumë”, ka deklaruar ai.

Hovenier ka deklaruar se pas miratimit të Ligjit për KPK-në dhe KPM-në, ka biseduar me zyrtarët e qeverisë. Ai tha se qeveria duhet të sigurohet që ligjet të jenë në përputhje me normat evropiane.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!