Hovenier: Albin, mbaje shurrën! Paralajmërim i ashpër ndaj Prishtinës: Kështu nuk shkohet në NATO e BE!

schedule17:33 - 25 Shtator, 2024

schedule 17:33 - 25 Shtator, 2024

Uashingtoni ka folur sot si kurrë ndonjëherë, hapur dhe drejtpërdrejt, duke i dhënë një përgjigje dërrmuese propagandës së Kurtit dhe Vetëvendosjes që kanë propaganduar vazhdimisht se janë gati për t’u bërë anëtarë të BE dhe NATO-s, se i kanë bërë detyrat e shtëpisë dhe se integrimi euroatlantik bëhet “nëse do Amerika”.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë me një gjuhë shumë të thjeshtë, që ta kuptojë kushdo në Kosovë, se kjo nuk mund të bëhet, nëse iu bëhet karshillëk BE, NATO-s, dhe Shteteve të Bashkuara.

“Siç e dini, disa prej këtyre shteteve, ende nuk e kanë pranuar plotësisht realitetin e një Kosovë të pavarur, sovrane, demokratike, multietnike siç kemi bërë ne. Duhet t’i bindësh. Si, duke punuar në proceset e ngritura nga institucione të ndryshme”, tha ai.

Nëse do t’i bashkohesh një klubi, tha Hovenier, ka një gjë të thjesht që nuk duhet ta bësh.

“Gjyshi im kishte një shprehje të një karakteri, nëse do t’i bashkohesh një klubi, mos urino në derën e klubit. Ajo që dua të them është, ne duam ta mbështesim Kosovën në këtë, në integrimet evropiane dhe euroatlantike. Ne kemi bërë shumë, president, sekretarë shteti, ambasadorë, të tjerë, për ta avancuar këtë. Ne duam të ndihmojmë. Ne presim nga cilado qeveri e Kosovës të na japë argumentet më të mira të mundshme, “ushqimin” më të mirë të mundshëm në këtë bisedë.

Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë që Shtetet e Bashkuara të flasin kaq hapur dhe kaq thjeshtë për qytetarët e Kosovës, duke iu treguar se çfarë po ndodh me qeverinë e tyre dhe si po I trajton ajo aleatët. Dhe sigurisht, cilat janë pasojat.

Nëse sjellja e Kurtit dhe qeverisë së tij, do të vazhdojë të jetë kjo që ka qenë deri tani, Kosova nuk mund të ecë përpara në integrimet euroatlantike dhe do të vazhdojë të jetë e izoluar. Për faj të Kurtit!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!