Hoti para takimit në Shtëpinë e Bardhë: Me Serbinë diskutojmë vetëm për njohje reciproke

schedule15:55 - 3 Shtator, 2020

schedule 15:55 - 3 Shtator, 2020

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është shprehur se me Serbinë nuk do të diskutohet asgjë përveç njohjes reciproke.

Pak para nisjen së takimit të sotëm që do të zhvillohet në Uashington ai bëri me dije se marrëveshja që mund të arrihet është ajo për bashkëpunimin ekonomik.

“Asnjë diskutim tjetër nuk bëhet me Serbinë përveç njohjes reciproke. Marrëveshja e sotme që mund të arrihet për bashkëpunim ekonomik, është një hap më afër normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve mes dy vendeve, që është njohja reciproke”, tha Hoti.

Ndërkohë përveç kryeministrit Avdullah Hoti do të marrin pjesë edhe koordinatori për dialogun, Skender Hyseni, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe zv.kryeministrja Albulena Balaj Halimaj.

Takimet e para të dy delegacioneve do të zhvillohen ditën e sotme, bashkë me të dërguarin special të SHBA-ve, Richard Grenell, dhe këshilltarin për siguri, Robert O’Brien.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!