Të paktën 14 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer të martën në një hotel ne qytetin e Kalkutës, në Indinë lindore, ka bërë të ditur policia.
Shkaku i zjarrit nuk është bërë ende i qartë, raporton AP.
Zjarret janë të zakonshme në Indi, ku ndërtuesit dhe banorët shpesh shpërfillin ligjet e ndërtimit dhe kodet e sigurisë.
Aktivistët thonë se ndërtuesit shpesh evitojnë çështjet e sigurisë për të kursyer kostot.
Në vitin 2022, të paktën 27 njerëz kanë vdekur kur një zjarr masiv shpërtheu një ndërtesë tregtare katërkatëshe në New Delhi.



