Një ngjarje makabre ka ndodhur në Irak ku një 17 vjeçare është vrarë nga bashkëshorti i saj dhe bashkëpunëtorë në këtë krim ka qenë vëllai dhe babai i saj.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Ahvazit, në Iran, ku një person ka prerë kokën e gruas së tij vetëm 17 vjeç dhe me të në dorë ka shëtitur nëpër qytet. Ndërkaq autoritetet policore kanë gjetur trupin pa kokë të viktimës në një pellg gjaku në shtëpi.
Sipas informacioneve viktima kishte ikur në Turqi për t’i shpëtuar abuzimit dhe shtypjes së vazhdueshme nga i shoqi, por babai dhe vëllai i saj e zbuluan dhe e kthyen në Iran kundër dëshirës së saj.
Menjëherë më pas, ajo u vra në mënyrën më të tmerrshme, nga i shoqi dhe bashkëpunëtorët, babai dhe vëllai i saj. Menjëherë pas vrasjes, autori ka dalë në pjesët qendrore të qytetit dhe ka bërë selfie duke mbajtur në duar kokën e gruas fatkeqe.
Ndërkohë në pranga në lidhje me këtë ngjarje të rëndë janë arrestuar edhe babai dhe vëllai i saj./abcnews.al