Horror në Francë, policia gjen dy foshnje të ngrira në frigorifer

schedule17:33 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 17:33 - 2 Dhjetor, 2022

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Francë.

Dy foshnje janë gjetur të ngrira në një frigorifer, në shtëpiunë e një gruaje 41 vjeç në rajonin Vaucluse të Francës.

Sipas Prokurorit policia ra në gjurmët e e bebeve të ngrira pas një telefonate që mori mëngjesin e djeshëm nga një person i tretë. Mësohet se 41-vjeçarja, në shtëpinë e të cilës u gjetën bebet e ngrira është arrestuar nga policia franceze.

Autoritete vendase bëjnë me dije se për momentin është e pamundur të përcaktohet mosha apo gjinia e foshnjave të gjetura të ngrira, si dhe ndonjë lidhje e mundshme mes tyre apo gruas që mbahet nga policia. Raporti mes personit që ka lajmëruar policinë dhe gruas në paraburgim nuk është përcaktuar nga prokuroria./abcnews.al.