Horoskopi mujor për muajin nëntor, Meri Gjini tregon çfarë kanë rezervuar yjet për çdo shenjë

schedule15:35 - 2 Nëntor, 2020

schedule 15:35 - 2 Nëntor, 2020

Për të folur për parashikimin e yjeve, në emisionin ‘ABC-ja e Mëngjesit’ ishte e ftuar astrologia Meri Gjini. Ajo bëri parashikimin e horoskopit për muajin nëntor, ku theksoi që disa shenja do të kenë probleme ekonomike, por që me ndihmën e planeteve si Venusi apo Mërkuri do të gjejnë shumë shpejt zgjidhje.

Dashi:

Duke qenë që kanë Marsin që në qershor dop të vazhdojnë të jenë deri në javën e parë të muajit janar. Pjesa që do t’i lehtësojë shumë në raportet personale ndryshe nga Tetori do të kenë mundësi të jenë më të ngrohtë dhe të mbrojtur dhe ata që janë në kërkime të bukura, në periudha të tilla ka gjëra të bukura, ankthi vazhdon të jetë ekonomia dhe pse sado të vështira të jenë situata përfundmisht do t’ja dalin mbanë. Zgjidhjet e problematikave të tyre do ti kujtojnë nga e kaluara, me situata të tilla janë ndeshur dhe më përpara kështu që dhe zgjidhjet do t’i gjejnë në ecurinë dhe përvojat që mbartin.

Demi:

Duket sikur qëndrueshmëria dhe vendosmëria për të ecur përpara është ndjesia e parë e Demave për këtë muaj të fundit të vjeshtës. Pavarësisht situatës në javën e parë që do të përpiqen dhe ndeshen me pengesa, kjo e shumta do të shkaktojë nervozizëm por nuk do t’i bëjë mbrapa. Hyrja e planetit të fatit me plutonit i ka të gjitha mundësitë që orientimin dhe degëzimin që kemi folur gjatë gjithë vitit, do të kenë ta shtrojnë në rrugëtimin e tyre me hyrjen e planetit të fatit. Pavarësisht ankthit dhe pasigurisë për të nesërmen dhe të sotmen, kanë për t’ja dalë mbanë.

Binjakët:

Do ta gjejnë veten dashje pa dashje në qendër të vëmendjes dhe kjo do të bëjë ta ndjejën veten protagonist sidomos nga 12 deri në 27 të muajit për mirë. E vetmja gjë që duhet të kenë parasysh është që fjalën durim, pak durim deri në datën 17 sa të qartësohet pak situata, sepse ka për të bërë një vendosje që do të ndryshojë skemat që na rrethojnë. Nuk është muaj i keq, ka një mbyllje spektakolare në fund.

Gaforrja:

Me gjykimin ndaj të tretëve do ta kenë vështirësinë këtë muajl dhe duket sikur do të jenë me ankesa ose të padrejtë në mënyrën sesi do të gjykojnë dhe reagojnë. Për pjesën e parë fajin e kanë të tjerët dhe jo ata. Ndërkohë që ndryshon plani dhe pavarësisht humorit të ndryshueshëm që është deri në datën 17 të muajit, pas kësaj hyrja pozitive është shumë e fortë pavarësisht se në katërkëndësh me Marsin nga Dashi do të ndikojë shumë për qartësimin e tyre por edhe për t’u ndjerë shumë më të fuqishëm nga çfarë e kanë projektuar muajin nëntor në raport me profesionin dhe atë që duan të marrin në statusin e tyre profesional.

Luani:

Edhe për Luanët, ashtu sikurse fola për Binjakët dhe për shumë pak ditë fjala durim deri nga data 12.  Edhe pse në idetë e tyre apo në vrullin e tyure duket sikur nuk duan të kuptojnë ose të marrin parasysh asgjë çfarë ndodh rreth e qark dhe kjo mund të bëjë që ta gjejnë veten të pakuptueshëm ose me vështirësi kuptueshmërie apo pranueshmërie nga të tjerët jashtë shtëpie, sepse brenda shtëpisë do të ndihen mbretër dhe të mbështetur totalisht dhe çfarëdo lloj ideje që kanë kanë suportin maksimal të familjes sidomos nga 12 deri në 2 të dhjetorit. Duke qenë se kemi ndryshimin serioz për këtë cikël të Tokës, kjo do t;i bëjë që të kenë të drejtë në fund.

Virgjëresha:

Do ta gjejnë veten gjatë pjesës së parë deri në 17 si në botë paralele, në dy realitete të ndryshme por me instikte shumë të forta që kurdo që do të duket të vijnë me këmbë në tokë mundet dhe e arrijnë. Kjo mënyra që nuk është normale për Virgjëreshën në fakt që të përshtatet në formë të tillë, por do ta gjejë veten me një instikt përshtatshmërie shumë të fortë gjë që do të jetë dhe arma më e fortë për t’ja dalë me sukses mbylljes së kësaj epoke. Në këtë drejtim do ta ndjejnë veten jo vetëm të aftë dhe elokuent, por dhe shumë të zgjuar dhe njëkohësisht atë pjesën e riorganizimeve se në muajin tetor ishin si në një periudhë pauze dhe pse me zor i mbante vendi dhe në pjesën e fundit të muajit kanë një vendimarrje të ndikuar pozitivisht nga hyrja e planetit të fatit me Plutonin.

Peshorja:

Do të kenë Mërkurin në të kundërt sot sepse nesër do të gdhihen në të drejtë. Do të kenë edhe Venusin deri në ditët e fundit të muajit nëntor. Kjo do të bëjë që raportet personale apo jeta personale, grindjet në këtë drejtim të jetë mënyra se si do të kanalizojnë stresin dhe ankthin e periudhës. Në fakt nuk do t’ja rekomandoja se herë pas here bëjnë shkarkime aty, megjithatë me largimin e Venusit në fundin e muajit dhe kalimi i Mërkurit te Akrepat do të bëjnë të mundur që çfarë do lloj gjumi që të kenë bërë korrigjimin përfundimtar.

Akrepi:

Me shumë shumë pak kujdes për shëndetin e tyre deri nga data 11, prania e Venusit i bën ata të ndihen ata më imponues se zakonisht. Megjithatë do ta gjejnë mënyrën se si ta shpenzojnë kohën e tyre. Duke qenë se Plutoni është planeti i tyre drejtues kam bindjen se do të rezultojnë edhe më të fituarit për çështjet praktike. Ndërsa përsa i përket Venusit dhe Mërkurit, paqe në jetën personale. Të zgjedhin paqen dhe dashurinë dhe kanë për të kuptuar se je më i lumtur brenda shtëpisë.

Shigjetari:

Shumë mirë me jetën personale. Mbështetje dhe suport maksimal nëse e krahasojmë me pjesën tjetër të 2020. Është periudhë shumë e lehtësuar, do të bëhet akoma më e mirë me kalimin e Diellit në 10-ditëshin e fundit. Ndërkohë situate është që të mbështeten për ekonominë e tyre se ku të mbështeten ekonomikisht. Kanë për t’u ndeshur me dikë me shumë pushtet, i cili do të ndihmojë në zhvillimin e planeve të tyre, për fuqizimin e ekonomisë. Do të rezultojë gjysma e dytë me plane, ide, por edhe buzëqeshje pjesa e dytë e muajit në lidhje me ekonominë.

Bricjapi:

Plutoni dhe planeti i fatit Neptuni që është tek ata, nuk do guxojnë të bëjnë luftra qoftë me eprorët, me njerëzit më të fuqishëm me veten. Pra duket sikur janë të vendosur të luftojnë me cdo mur apo me çdo gjë që i ndalon në rrugëtimin e gjetjes së suksesit. Disa prej tyre do të shpërblehen maksimalisht, do të rekomandoja që është shumë e thjeshtë të bësh luftë në këtë periudhë, por fitojnë ata që nuk janë luftëtarë.  Pra fitojnë ata që gjejnë gjuhën e duhur, elokuencën e duhur. Pavarësisht se është e kot që ta them pasi nevoja për t’u përballur dhe për të marrë çfarë duan është e madhe.

Ujori:

Ankthi është karakteristikë e kohës me shtyrje, të lodhur e të ezdauruar, por është shumë pak se fillon periudha që do të flitet gjithandej për strukturimin e gjërave të tyre. Do filloi të ndihet prania e Diellit te ata. Për sa i përket pjesës së parë vazhdojnë ndryshimet me buzëqeshje.

Peshqit:

Me të njëjtën buzëqeshje do të vazhdoja të flisja për Peshqit, për mënyrën se si ata do të ndihen dakort me familjarët e tyre. Çfarëdo lloj ide, kreativiteti apo zemërgjerësie, ndjenjat më të bukura që kanë t’i drejtojnë dhe t’i kanalizojnë në fund. Kjo do t’i bëjë të ndihen jo vetëm shumë rezultativ në atë se çfarë do të bëjnë por edhe të rëndësishëm. Përsa i përket ekonomisë duket sikur është e ngecur në një gjendje të qendrueshme, por edhe kjo është provizore. Edhe përsa i përket Peshqeve, hyrja e planeteve si Plutoni do të sjelli një zhvillim përsa i përket ekonomisë. Pak kujdes me shëndetin Peshqit deri nga data 12. l.k/abcnews.al