Hong Kongu shënon viktimën e parë nga koronavirusi

schedule13:28 - 4 Shkurt, 2020

schedule 13:28 - 4 Shkurt, 2020

Viktima e dytë nga koronavirusi pas Filipineve, rasti është shënuar në Hong Kong. Mediat e huaja raportojnë se Hong Kongu ka njoftuar për një vdekje nga ky virus, i cili deri më tani ka vrarë më shumë se 420 njerëz dhe është përhapur në gjithë botën.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve në Kinë u rrit në mbi 20.000 raste. Gjithashtu raste të reja u raportuan në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë një pacient në Kaliforni, i infektuar përmes kontaktit të afërt me dikë që e kishte marrë virusin në Kinë.

“Presim që të kemi më shumë raste të përhapjes së virusit nga personi në person”, tha, Nancy Messonnier, nga Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Autoritet besojnë se virusi është shfaqur në një treg në Ëuhan të Kinës. Ky është një virus që

transmetohet nga njeriu në njeri përmes grimcave që lëshohet nga kollitja dhe teshtima dhe periudha e inkubacionit të virusit, besohet se zgjatë nga një deri në 14 ditë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!