Hong Kong autorizon përdorimin e vaksinës anti-Covid për grupmoshat mbi 12 vjeç

schedule12:40 - 3 Qershor, 2021

schedule 12:40 - 3 Qershor, 2021

Hong Kong ka autorizuar përdorimin emergjent të vaksinave anti-Covid për grupmoshat mbi 12 vjeç. Gjithashtu qeveria i ka bërë thirrje 7.5 milion banorëve të saj të vaksinohen kundër Covid-19.

Fushata e vaksinimit në Hong Kong nisi në shkurt por vetëm rreth 14% e popullsisë është vaksinuar plotësisht deri më tani.

Vendi ka regjistruar 11,849 raste dhe 210 që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al