Piktori i njohur Ali Oseku u nda nga jeta pas një beteje me një sëmundje të rëndë. Oseku ishte një ndër një ndër artistët më emblematik të artit shqiptar në pesëdhjetë vitet e fundit.
Ali Oseku ka lënë një shenjë të fortë në artin pamor shqiptar. Këtë të mërkurë janë mbajtur homazhet për piktorin Oseku.
Për figurën dhe veprën e tij foli në një intervistë për ABC News skulptori Artan Peqini. Ai tregoi se Oseku ishte një artist me profil të lartë dhe se ia doli të jetë i papërsëritshëm
“Ishte shumë e rëndësishme për këtë karakter të jashtëzakonshëm. Është humbje e një njeriu të madh e një polemisti të madh. Një njeriu që dinte të bonte art, por mbi të gjitha dinte dhe të dhuronte dashuri. Miqësia ime me të ka qenë që prej fundit të viteve ’80 dhe që atëherë ai ishte një legjendë. Ali Oseku ka qenë një nga pedagogët e rëndësishëm të Universitetit të Arteve edhe pse ka pasur një jetë të vështirë dhe kurrë nuk u ankua. Ai kishte një fuqi artistike, në vetvete ishte një artist me profil të lartë. Ia doli të jetë i papërsëritshëm”, u shpreh ai.
/abcnews.al/