Në 73 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, krerët e institucioneve shtetërore nderuan me homazhe pranë monumentit “Nënë Shqipëri”, që të gjitha ata që dhanë jetën për idealin e lirisë.
Mëngjesi i 29 Nëntorit mblodhi krerët e Shtetit pranë Varrezave të Dëshmorëve, në Tiranë.
Ceremoninë me rastin e 73 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë e hapi Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Në respect të protokollit shtetëror, nderimet pranë monumentit “Nënë Shqipëri” vijuan me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.
Kurora e tretë me lule, në nder të idealit të të gjithë atyre që dhanë jetën për një Shqipëri të lirë, ishte ajo e Kryeministrit Edi Rama.
Në emër të ushtarakëve, morën pjesë në homazhe edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila kishte në krah shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku.
Pushteti vendor ishte gjithashtu i përfaqësuar në këtë ceremoni nga kryetari I Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ndërsa Prefektja e re e Tiranës, kolonele në rezervë Suzana Jahollari, respektoi detyrën civile duke shmangur nderimin ushtarak.
Në përfundim të homazhe pranë monumentit “Nënë Shqipëri”, krerët e institucioneve nderuan Himnin Kombëtar.
Para se të largoheshin nga “Varrezat e Dëshmorëve” shtrënguan duart me familjarët e veteranëve, duke respektuar renditjen që imponon Protokolli i Shtetit./abcnews.al
https://youtu.be/Mmp7TErLEjk