Në Holandë, kanë vendosur të veprojnë kundër racizmit. Kampionati holandez i futbollit, Euredivisie, si dhe kategoria e dytë, Eerstedivisie, kanë rënë dakord që të mos e luajnë minutën e parë të çdo ndeshje, si dhe të shpërndajnë banderola anti-racizëm.
Një nga banderolat që do të jetë e pranishme në çdo stadium dhe që do të shpaloset gjatë minutës së parë, do të jetë: “Bëni veprime raciste? Atëherë nuk ka futboll!” Sot, të gjithë drejtuesit e klubeve holandeze kanë bërë një mbledhje për të diskutuar për këtë çështje dhe është arritur në këtë përfundim.
Duket se Holanda ka vendosur të veprojë dhe jo thjesht të dalë kundër racizmit në rrjetet sociale. Një shtet për t’u marrë shembull!/abcnews.al