Holanda kundër negociatave për Shqipërinë, Rama: Është politike, herët për konkluzione

schedule12:35 - 3 Nëntor, 2020

schedule 12:35 - 3 Nëntor, 2020

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e Parlamentit holandez se Shqipëria nuk është ende gati për hapje negociatash.

Rama e ka cilësuar këtë vendim si politik, teksa e ka lidhur me faktin që Holanda është në zgjedhje  në mars.

Kreu i Qeverisë ka bërë thirrje për të mos rënë pre e këtyre lajmeve të pjesshme sipas tij.

“Nuk e pranoj dot se Holanda është më e vëmendshme sesa Suedia, është më e komplikuar se kaq. Në qëndrimin e Holandës influencon situata e brendshme. Merrni shtypin holandez, shikojeni prej sa kohësh shqiptarët përdoren si gogol në Holandë. Është politike, elektorale. Holanda ka zgjedhje në marsin e ardhshëm.

Shikoni kalendarin e zgjedhjeve në vendet e BE dhe qëndrimin e tyre. Por unë mendoj se duhet të presim e të mos biem pre e reagimeve të parakohshme për të nxjerrë  konkluzione. Është çështje e situatës së brendshme atje”, tha Kryeministri.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!