Hodhi molotov gjatë protestës në Bashkinë e Tiranës, arrestohet 38-vjeçari

schedule09:01 - 16 Maj, 2024

schedule 09:01 - 16 Maj, 2024

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar më datë 14.05.2024, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaloi shtetasin:

Protesta në Bashkinë e Tiranës. Një 38-vjeçar ka rënë në pranga e policisë, pasi gjatë protestës së zhvilluar më datë 14.05.2024, përpara Bashkisë Tiranë, ka hedhur molotov në drejtim të bashkisë.

Sipas informacione protestuesi 38-vjeçar banues në Kurbin akuzohet për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!