Hodhën lëndë piroteknike gjatë ndeshjes “Vllaznia- Tirana” dhe u përplasën me policinë/ Arrestohen 4 tifozë, një i proceduar

schedule09:10 - 26 Gusht, 2024

schedule 09:10 - 26 Gusht, 2024

Katër tifozë janë arrestuar nga policia e Shkodrës, ndërsa një është proceduar, pasi kanë prishur rendin dhe qetësinë gjatë ndeshjes së futbollin “Vllaznia-Tirana”.

Mësohet se ata kanë hedhur lëndë piroteknike dhe kanë ushtruar dhunë ndaj policëve.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: 

Kundërshtuan me dhunë, punonjësit e Policisë të angazhuar për të garantuar rend dhe qetësi para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit “Vllaznia-Tirana”, vihen në pranga 4 shtetas.

Procedohet penalisht një 30-vjeçar, pasi dyshohet se gjatë zhvillimit të ndeshjes, ka hedhur lëndë piroteknike.

Në përfundim të veprimeve procedurale dhe hetimore, të kryera menjëherë pas ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “Vllaznia-Tirana”, mbrëmjen e djeshme, në stadiumin “Loro Boriçi”, ku gjatë eventit sportiv, u hodhën lëndë piroteknike dhe u kundërshtuan me dhunë, punonjësit e Policisë të angazhuar për të garantuar rend dhe qetësi në stadium, Oficerët e Policisë Gjyqësore, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:

-bënë arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve të shoqëruar mbrëmë, menjëherë pas ndeshjes, 29 vjeç, 22 vjeç, 29 vjeç dhe 39 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim dhe duke ushtruar dhunë fizike;

-proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”, shtetasin 30 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli fizik, 30-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 kapsollë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!